Fun

Pas 14 djemve, familja gëzohet me një vajzë

0
pas-14-djemve,-familja-gezohet-me-nje-vajze

Çifti nga Miçigani, SHBA kanë 14 djem – Tyler, Zach, Drew, Brandon, Tommy, Vinny, Calvan, Gabe, Wesley, Charlie, Luke, Tucker, Francisko dhe FInley.

Dhe javën e kaluar, anëtari i 17’të i familjes u lind me një peshë prej 3.5kg, transmeton Lajmi.net. “Jemi tepër të lumtur dhe tejet të gëzuar që Maggie është bërë pjesë e familjes tonë”, tha Jay Schwandt për Detroit Free Press. “Ky vit do të mbahet në mend për shumë arsye, por Maggie është dhurata më e bukur që mund ta kishim imagjinuar ndonjëherë”.

Çifti, që ishin martuar më 1993 pasi ishin njohur në shkollë të mesme dhe janë 45 vjeç, nuk janë të panjohur për mediat amerikane. Kjo pasi familja ka pushtuar titujt e mediave atje sa herë që kanë lindur një fëmijë, kjo për arsye se të gjitha mediat janë fokusuar në gjininë e bebes, për shkak të meshkujve të shumtë në familje.

Madje, familja ka edhe një emision të vetin televiziv të quajtur “14 Outdoorsmen”. Kur djali i tyre i 14’të u lind më 2018, çifti tha për WOOD-TV se kurrë nuk kanë dashur ta dinë gjininë e foshnjave, para se të lindnin, transmeton Lajmi.net.

“Është argëtuese për djemtë”, tha Jay Schwandt për WOOD-TV. “Ata kënaqen. A do të jetë vajzë, apo djalë? Çka nëse është vajzë?”. Më i vjetri prej djemve, 28-vjeçari Tyler, tha për Free Press se mund të duhen shumë vite derisa djemtë të adaptohen me një vajzë në shtëpi – sidomos të mos harrojnë ta ulin kapakun e wc-së.

Lexo të tjera