Uncategorized

Pas 20 vitesh, Kim Kardashian rikrijon pozën joshëse mbi “Range Rover”

0

Kim Kardashian është ndër emrat më të përfolur të shoubizit tash e sa vite, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv, së fundi ka paralajmëruar koleksionin e ri të “Skims”, e për këtë realizoi një set fotografik më ndryshe prej herave të tjera.

Ajo rikrijoi pozën joshëse mbi “Range Rover”, të cilën e kishte realizuar 20 vite më parë në fotosesionin për “Dub Magazine”.

Kim bëri të ditur se ky koleksion do të lansohet të mërkurën, më 21 tetor, por për t’i reklamuar produktet mendoi të risjell në mendje foton që e realizoi kohë më parë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera