Uncategorized

Pas debatit virtual, Mentor Haziri rregullon marrëdhënien me Fifin

0

Mentor Haziri, dhe kantautorja Fifi kanë qenë të përfshirë në një debat virtual shumë kohë më parë.

Shkas për këtë u bë një koment i këngëtarit pas performancës së saj dhe reperit MC Kresha në “Kënga Magjike 2019”.I ftuar në “Reload” në RTV Dukagjini, Haziri u pyet nga moderatorja Rida Gërdovci nëse i ka sqaruar raportet me Fifin – ku u shpreh se një gjë e tillë ka ndodhur.

 

View this post on Instagram

 

Happy kid 👧🏻

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr) on

Ai tha se dyshja u sqaruan gjatë takimit në emisionin e përbashkët, “Shiko kush luan”, ku ai ishte i ftuar pak javë më parë. “Ka ndryshuar pak [situata] për disa gabime te saj, por sido që të jetë e kishim një emision te përbashkët ‘Shiko kush luan’ ku i kemi përmirësuar marrëdhëniet. Fifi është një vajzë shumë e talentuar dhe besoj që talentin e saj ajo duhet të shfaqë në muzikë dhe të jetë ashtu siç është sepse është shumë interesante. I kemi përmirësuar marrëdhëniet, i kemi shumë mirë, se edhe dytë kemi prejardhje nga Ferizaj kështu që…”, ka thënë Mentor Haziri.

 

View this post on Instagram

 

🤳🏽

A post shared by MENTOR (@mentorhaziri) on

Lexo të tjera