Lajme

Pas kullës në Dubai, ura e Bosforit në Stamboll “vishet” kuq e zi

0
pas-kulles-ne-dubai,-ura-e-bosforit-ne-stamboll-“vishet”-kuq-e-zi

Me rastin e 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë, ura e Bosforit është mbuluar mbrëmjen e sotme me drita kuq e zi, në shenjë respekti për ditën më të veçantë për kombin shqiptar.

Pamjet nga Stambolli i ka publikuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa falënderon Turqinë për gjestin e veçantë.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa vendosi në sfond flamurin kuq e zi. /Lajmi.net/

Lexo të tjera