Rozë

Pas mediave serbe, shkruajnë edhe mediat maqedonase: Këngëtaret shqiptare po mundohet të na i vjedhin ajvarin

0

Pas shumë mediave serbe që shkruajtën për postimet e këngëtarëve shqiptare, gjegjësisht për postimet e tyre në lidhje me ushqimin tradicional, tani edhe mediat maqedonase kanë dalë më një konstatim të tillë, transmeton Gazeta Metro.


“Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ndjek shembullin e koleges së saj, Dua Lipa, e cila është këngëtarja britanike me origjinë shqiptare dhe pretendon se ajvari maqedonas është një specialitet shqiptar”, ka shkruajtur njëri nga mediumet maqedonase.

Rexha postoi një video në llogarinë e tij në Instagram në të cilën kap një copë bukë me ajvar dhe komenton se është një “specialitet shqiptar që të gjithë e duan”, i cili “shkon mirë me vezët”.

Ata ndër të tjerash shkruajtën se këngëtaret shqiptare me famë botërore po tentojnë të i kthejnë gjërat maqedonase në shqiptare./gazetametro.net

Lexo të tjera