Rozë

Pas ndarjes nga Kanye, Kim duket më e lumtur se kurrë teksa shijon pushimet me fëmijët

0
pas-ndarjes-nga-kanye,-kim-duket-me-e-lumtur-se-kurre-teksa-shijon-pushimet-me-femijet

Kim Kardashian pas ‘zhurmës’ mediatike që u zhvillua rreth divorcit me Kanye West ka udhëtuar për pushime, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv kësaj radhe po shoqërohet nga fëmijët e saj dhe duket se këto ditë po i shijon në maksimum.

Ajo ka postuar disa fotografi në rrjete sociale, në të cilat shfaqet e lumtur teksa ishte rrethuar nga fëmijët që po e përqafonin.

“Jeta e një nëne në pushim! #Pushimi i Pranverës”, ka shkruar Kim sipër këtyre imazheve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Bukuroshja po relaksohej duke marrë rreze dielli në resortin buzë plazhit, kurse fëmijët po i qëndronin pranë.

Po ashtu, Kim solli edhe disa video nga ambienti përralllor që e ka zgjedhur për pushime, ndërsa thotë se nuk dëshiron të kthehet në shtëpi. /Lajmi.net/

Lexo të tjera