Rozë

Pas një pauze të gjatë, Beatrix Ramosaj po rikthehet me këngë të re

0
pas-nje-pauze-te-gjate,-beatrix-ramosaj-po-rikthehet-me-kenge-te-re

Një ndër emrat që tash e një kohë nuk ka qenë aktive në muzikë është edhe Beatrix Ramosaj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, me anë të një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se shumë shpejt po rikthehet me këngë të re.

“Kënga e re së shpejti. Po ndodh vërtet njerëz, e di se është bërë gjatë, @TullProduction”, ka shkruar ajo.

Beatrix së fundi ka udhëtuar për pushime në Dubai, nga ku edhe i sollo disa fotografi atraktive.

Kënga e fundit e Beatrix Ramosaj titullohet “Pa ndenjë”, të cilën e solli në vitin 2017, ndërsa mbetet të shihet se çfarë po përgatit pas kësaj pauze prej tre vitesh. /Lajmi.net/

Lexo të tjera