Lajme

PDK: I arrestuari për vjedhjen në Thesarin e Shtetit është nga një familje mbështetëse e LDK’së

0

PDK thotë se Labinot Gruda, zyrtari i Ministrisë së Financave që u arrestua nga Policia e Kosovës për vjedhjen e më shumë se 2 milionë eurove të cilat dyshohet se i ka transferuar nëpër disa llogari private, vjen nga një familje në fshatin Komoran të Drenasit që tradicionalisht njihet si familje mbështetëse e LDK-së, transmeton Gazeta Metro.

Babai i Labinot Grudës, Xhavit Gruda ka qenë pjesë e strukturave të LDK-së në Drenas, ashtu siç mund ta shihni edhe në fotografitë poshtë lajmit.

Po ashtu, Blertë Xhavit Gruda, motra e Labinot Grudës, i cili para 11 viteve është punësuar në Ministrinë e Financave, në zgjedhjet e vitit 2017 ka qenë komisionere e LDK-së në qendrën e votimit në Komoran.

Po ashtu, Blertë Xhavit Gruda edhe në zgjedhjet e fundit më 2019 sipas raporteve të KQZ-së figuron se ishte komisionere e LDK-së në të njëjtën qendër të votimit në Komoran.

PDK sqaron se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave nuk është dhe kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, qytetarët e Drenasit e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë PDK-së.

Për t’i dhënë hapësirë hetimeve të pavarura, e për t’ju shmangur ndërhyrjes politike, PDK kërkon dorëheqjen e Ministres Bajrami dhe fton organet e drejtësisë që të hetojnë çdo individ që është përfshirë në këtë krim qeveritar.//gazetametro.net

Lexo të tjera