Lajme

PDK: Nuk pajtohemi vetëm me pezullimin e kësaj takse, duhet me u anulu

0
pdk:-nuk-pajtohemi-vetem-me-pezullimin-e-kesaj-takse,-duhet-me-u-anulu

Pas presionit të madh, Qeveria ka vendosur që ta pezullojë ‘tiketën ngjitëse’ prej 5 eurove.

Deputetët e mirëpritën këtë vendim, por vlerësojnë që taksa në fjalë duhet të anulohet tërësisht.

Abelard Tahiri tha se nuk pajtohet vetëm me pezullim, ngase kjo tarifë dhe i gjithë procesi ishte e paligjshme.

“Nuk pajtohemi vetëm me pezullimin e kësaj takse, duhet me u anulu. E kemi theksu që kjo taksë është e jashtlighjshme”, u shpreh ai.

Ai kishte kritika edhe për faktin se përse këtë kontratë nuk e nënshkroi ministri por zëvendësministri.

“Nuk është e mjaftueshme pezullimi i saj, duhet me u anulu, ky është proces i paligjshëm. Paligjshmëria e këtij procesi shkon deri aty ku zv/ministri e nënshkruan këtë kontratë. Ministri në senacë, del zv/ministri tregon që u pezullua kontrata, kush është titullar i kësaj pozite”, përfundoi Tahiri. /Lajmi.net/

Lexo të tjera