Sport

Peja-Golden Eagle Ylli, finalja e madhe e Ligës Unike

0
peja-golden-eagle-ylli,-finalja-e-madhe-e-liges-unike

Të dy skuadrat duan trofeun e çmuar, që është historik, pasi është hera e parë që zhvillohet Liga mes Kosovës dhe Shqipërisë. Çerekfinalet u zhvilluan në Rahovec, derisa pjesa finale në Durrës.

Peja në çerekfinale kishte mundur Vllazninë dhe në gjysmëfinale Rahovecin, derisa Golden Eagle Ylli mundi Sigal Prishtinën dhe Goga Basket për të siguruar finalen e madhe.

Pejanët kanë fituar shumë trofe, por sigurisht se, e duan edhe atë të Ligës Unike, derisa për Yllin do të ishte trofeu i parë në histori të klubit.

Ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Goga Basket.

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë: Rahoveci-Goga Basket

19:00 Finalja e madhe: Peja-Golden Eagle Ylli

Lexo të tjera