Uncategorized

Pendimi nuk ka vlerë, Tare paralajmëron ndëshkim për Luis Alberton

0

Ka qenë vetë drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare, që në një deklaratë për mediat italiane sqaroi rëndësinë e spanjollit, por theksoi se në klub janë të gjithë të barabartë dhe se klubi do të mbajë qëndrim për rastin në fjalë.

“Luis Alberto është një futbollist i jashtëzakonshëm, thelbësor për Lazion, por rregullat vlejnë njëlloj për të gjithë. Bëhet fjalë për një konsideratë të caktuar, që edhe pse e thënë pa dashakeqësi, klubi duhet të ndërhyjë si në çdo rast tjetër. Ne u qëndrojmë shumë pranë futbollistëve, duke u ofruar madje edhe konsulencë për menaxhimin e rrjeteve sociale, ndaj nuk mund të tolerojmë sjellje të tilla”, u shpreh Tare.

Në këtë situatë, trajneri Simon e Inzaghi po bën ndërmjetësuesin, pasi nuk dëshiron ta humbë për shumë kohë fantazistin spanjoll, megjithatë gjasat janë që Luis Alberto të lihet jashtë skuadrës për ndeshjet ndaj Crotones dhe Zenitit, si dhe të gjobitet.

Lexo të tjera