Rozë

“Për me e kalu këtë kohë të prishtë e të padrejtë”, Labi argëton fansat me muzikë nga shtëpia

0
“per-me-e-kalu-kete-kohe-te-prishte-e-te-padrejte”,-labi-argeton-fansat-me-muzike-nga-shtepia

Labinot Tahiri mbrëmë vendosi që t’i argëtojë fansat me muzikë ‘live’ nga shtëpia, shkruan lajmi.net.

Këngëtari u lidh ‘live’ në Facebook, teksa mori kitarën dhe këndoi për gjithë ata që po kalojnë kohë aspak të mira gjatë kësaj periudhe.

“Live duke kenduar, për shpirtin tuaj, për me e kalu këtë kohë të prishtë e të padrejtë🕊”, ka shkruar ai. 

Para se të këndonte, Labi kishte disa fjalë për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, teksa përmendi edhe paralajmërimin për mbylljen e dytë.

Ndryshe, Labinot Tahiri para pak ditësh ka publikuar në versionin e tij projektin “Fjalët e qiririt”. /Lajmi.net/

Lexo të tjera