Kohën e fundit dukshëm janë shpeshtuar sulmet e qenëve endacakë në kryeqytet.
Së fundi, një nënë me një fëmijë ka arritur t’i shpëtojë një sulmi të tillë në një nga lagjet e Prishtinës, kjo falë intervenimit të shpejt të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në patrulla të zakonshme.
E njëjta është parë tejet e shqetësuar, derisa ka treguar ngjarjen për policët, që qëndronin afër saj.

“U frikësova shumë, vinin pas meje”, citohet të ketë thënë ajo, derisa në krahë mbante fëmiun e saj.
Rasti në fjalë ka ndodhur afër Kopshtit “Xixëllonja”, që llogaritet të jetë njëri ndër kopshtet më të mëdha publike në Prishtinë.
Nga ana e tij, kryetari i komunës së Prishtinës pati kërkuar nga niveli qendror që tu japë më shumë kompetencave komuna, në trajtimin e qenëve endacakë. /IndeksOnline/
Per te pare videon kliko ne linkun
https://www.facebook.com/185570591540629/posts/3326109697486687/?vh=e&d=n