Ekonomi

Për të gjashtën herë, Qeveria pret që nesër deputetët ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

0
per-te-gjashten-here,-qeveria-pret-qe-neser-deputetet-ta-votojne-projektligjin-per-rimekembje-ekonomike

Ekzekutivi, për të gjashtë herë është në përpjekje për të siguruar votat e mjaftueshme nga pozita dhe opozita që të kalojë ky projektligj në parlament.

Megjithatë, partitë opozitare ende mbajnë qëndrim të njëjtë për ta kundërshtuar këtë pako.

Drejtues të Ministrisë së Financave sot kanë kërkuar nga pozita dhe opozita në Kuvend që ta votojnë këtë projektligj për arsye siç potencojnë, është në interes të qytetarëve dhe kryesisht në interes të sektorit privat dhe ekonomisë në përgjithësi.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi beson se nesër pas tentativës së pestë të kalon ky projektligj që parash edhe tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale.

Krasniqi ka thënë se Kuvendi duhet të bëjë përpjekje derisa të kalohet ky projektligji duke shtuar se kjo është ndihmë për shpëtimin e ekonomisë së vendit.

“Pres që nesër me kaluar ky projektligj, se si do të zhvillohen procedurat dhe sa herë nuk mund të them, kjo është punë që të bisedohet brenda Grupeve Parlamentare, brenda Kryesisë së Kuvendit. Ne duhet të tentojmë derisa të arrijmë me aprovua këtë projektligj, pasi është ndihmë në shpëtim të ekonomisë së Kosovës. Do ta zvogëlonte pjesën e rënies ekonomike dhe të hyrat buxhetore si dhe ndihmë për sektorin privat për me ruajt aktivitetin ekonomik dhe me u ringjallë sektori privat. Andaj, po shpresoj që në këto kushte të gjithë me qenë të vetëdijshëm që është një nevojë e madhe për me kaluar projektligji për rimëkëmbje ekonomike”, tha Krasniqi.

Këto komente Krasniqi i bëri pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere ku ka prezantuar disa projektligje për marrëveshje ndërkombëtare, të cilat morën mbështetjen e Komisionit.

Krasniqi ka thënë se vonesa e miratimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike ka thelluar rënien ekonomike dhe zvogëlimin e të hyrave buxhetore.

“Ne po tentojmë me i pas 62-63 vota edhe me kalua projektligji. Është mirë të kalohet, sepse ky projektligj është në interes të përgjithshëm të ekonomisë dhe sektorit privat prej nga mbushet buxheti e që për herë të parë ne duhet edhe krahas masave që kemi marrë me pakon emergjente, por me pakon për rimëkëmbje ekonomike që edhe përmes kësaj pjesë tjetër më shpëtua ajo çka mund të shpëtohet dhe me filluar mbarë e mirë për t’u kthyer në normalitet në vitin 2021. Në planifikimet e para ka qenë që rënia ekonomike ka me qenë rreth 2.3 për qind ose rreth 232 milionë më pak të hyra, ndërsa sot kur po flasim ne nuk mund ta mbyllim nën 6.5 për qind rënie ekonomike dhe 300 milionë euro nën performacë të hyra”, theksoi ai.

Kërkesë për të kaluar kjo pako në Kuvend është edhe nga komuniteti i biznesit, të cilat në vazhdimësi po tregojnë gjendjen e rëndë në sektorin privat.

Lexo të tjera