Teknologji

Përditësimi i ri që do të mundësojë t’i shkruani dikuj nga Facebooku në Instagram dhe anasjelltas

0
perditesimi-i-ri-qe-do-te-mundesoje-t’i-shkruani-dikuj-nga-facebooku-ne-instagram-dhe-anasjelltas

Përdoruesit e Instagram dhe Facebook Messenger tani mund të dërgojnë mesazhe me njëri-tjetrin, pas një përditësimi në rrjetet sociale respektive.

Ndryshimi bënë bashkë bisedat e dy aplikacioneve, që do të thotë se bisedat mund të zhvillohen në të dy platformat, raporton The Independent, transmeton lajmi.net.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të kontrollojnë se ku marrin mesazhe dhe thirrje – në bisedat e tyre, përmes kërkesave për mesazhe, ose të çaktivizojnë plotësisht funksionin.

Përdoruesit e Instagram gjithashtu do të jenë në gjendje të bëjnë thirrje video me përdoruesit e Messenger dhe anasjelltas.

Ndryshimi do të thotë se mesazhet në Instagram do të marrin veçori të shumta tashmë të disponueshme për përdoruesit e Messenger. /Lajmi.net/

Lexo të tjera