Sport

Përfaqësuesit e Lingard besojnë se largimi nga Man United është i pashmangshëm

0
perfaqesuesit-e-lingard-besojne-se-largimi-nga-man-united-eshte-i-pashmangshem

Menaxheri Ole Gunnar Solskjaer nuk po i beson lojtarit dhe kësisoj ai po paraqitet shumë rrallë për Djajtë e Kuq.

28 vjeçari nuk ka zhvilluar akoma as edhe një minutë në Premierligë këtë sezon, ndërsa është paraqitur në vetëm 3 ndeshje në të gjitha garat, shkruan lajmi.net.

Përfaqësuesit e lojtarit janë duke diskutuar për një transferim në formë huazimi të lojtarit në klubin Nice të Francës.

Ata mendojnë se Nice do t’i ndihmojë Lingardit që ta rikthejë besimin e tij dhe ta bëj një rifreskim të karrierës./Lajmi.net/

Lexo të tjera