Sport

Përfundon pjesa e parë në “Anfield”, Chelsea në avantazh

0
perfundon-pjesa-e-pare-ne-“anfield”,-chelsea-ne-avantazh

Chelsea kërkoi golin dhe u duk më e rrezikshme në pjesën e parë, transmeton lajmi.net.

Werner shënoi në ndeshjen ndaj Liverpoolit në min (23′), por më pas sistemi VAR e anuloi golin, të cilin e cilësoi si pozitë jashtë loje.

Liverpool pati një rast me Sadio Mane, por senegalezi nuk arriti të shfrytëzojë mundësinë.

Por, ishte Mason Mount i cili shënoi gol në min (43′), pas një depërtimi nga ana e majtë, ku shënoi një gol fantastik.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin, Liverpool 0-1 Chelsea./Lajmi.net/

Lexo të tjera