Bota

Përfundon seanca e parë e Tribunalit Special ndaj ish-komandantit të UÇK-së

0
perfundon-seanca-e-pare-e-tribunalit-special-ndaj-ish-komandantit-te-uck-se

Gjyqtari i kësaj seance ka marrë informacionet e nevojshme fillestare lidhur me gjykimin.

Salih Mustafa fillimisht është prezantuar si zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa nuk ka dashur të deklarohet për pafajsinë, ose për t’i pranuar akuzat.

Paraprakisht, një sekretare e Speciales ia lexoi Mustafës të gjitha akuzat në të cilat përfshihet, duke përmendur, mes tjerash, tortura e trajtim çnjerëzor të të ndaluarve në një kamp në fshatin Zllashë më 1999.

Salih Mustafa gjatë seancës ka konfirmuar se avokati që e përfaqësoi sot në seancën gjyqësore do të jetë avokat i tij gjatë tërë procesit.

Avokati i tij para gjyqtarit të Procedurës Paraprake ka thënë se Mustafa deri më tani nuk e ka parë aktakuzën e ngritur ndaj tij, duke thënë se është i informuar vetëm për versionin e redaktuar ku janë të fshehura disa informacione.

“Klienti im ka marrë vetëm versionin e redaktuar të aktakuzës, nuk e di pse janë redaktuar apo kush është përmendur në versionin e redaktuar. Kur të jetë i disponueshëm na duhet. Sigurisht të gjitha këto janë shumë të reja për klientin tim, do të i duhet një far kohe për t’u përshtatur”, ka thënë ai.

Lexo të tjera