Rozë

Përgjigja e Teas kur e pyesin përse u nda nga Bearti

0
pergjigja-e-teas-kur-e-pyesin-perse-u-nda-nga-bearti

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi muajin e fundit ishin personazhe shumë të komentuara në shtypin rozë, shkruan lajmi.net.

Dyshja konfirmuan se janë në lidhje pas largimit nga “Përputhen”, ndërsa së fundi ata kanë ndarë rrugët.

Në llogarinë e saj në Instagram, Tea i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët nuk e kursyen për pyetjet rreth Beartit.

Një prej tyre e pyet rreth arsyes së ndarjes, ndërsa përgjigja e saj ishte e prerë duke shkruar “Do të flas rreth kësaj teme”.

Meqenëse ditën e djeshme u pa duke pirë kafe me Olsa Mahmutin, ndjekësit e pyetën nëse do të rikthehet në “Përputhen”, meqë rast tha se rrugëtimi i saj në atë program ka përfunduar. /Lajmi.net/

Lexo të tjera