Vërejtje ndaj kësaj Kornizë patën ministrat e koalicionit të AAK-së dhe Nismës.
Derisa ministrat e Nismas ishin kundër KASh-it.
Zëvendës kryeministri Besnik Tahiri ka thënë se Reforma për administratën publike është gjysmake pa miratimin e Ligjit të Pagave.
Ai ka kërkuar ndihmë edhe nga Banka Botërore për mbështetjen e këtij Ligji.
Ndaj kësaj Kornize, ka reaguar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, që sipas tij është absurde përse nuk janë paraparë me KASH edhe nismat ligjore të MPMS-së.
Kryeministri Hoti ka thënë se është hera e parë e shqyrtimit të kornizës së shpenzimeve, dhe sipas tij në të ardhmen mund të bëhen ndryshimet.
Me gjithë vërejtjet dhe kundërshtimet, me shumicë votash Qeveria ka miratuar KASh-in.
LIVE/ Hoti mbledh ministrat, fillon mbledhja e Qeverisë
LIVE/ Hoti mbledh ministrat, fillon mbledhja e Qeverisë
Gepostet von lajmi.net am Montag, 14. September 2020