Lajme

Pērplasje në qeverinë Hoti, ky Minister lëshon mbledhjen e qeverisë

0

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka lëshuar mbledhjen e Qeverisë, pasi nuk është futur në rend të ditës pika për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods Shpk”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para fillimit të mbledhjes se qeverisë ka komentuar raportin e BE-së për Kosovën.

Në rend të ditës Qeveria e Kosovës ka pasur vendimin për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods Shpk”.

Këtë pikë të rendit të ditës ka kërkuar kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti që të largohet dhe të diskutohet në mbledhjen e radhës.

Ministri i MTI, Vesel Krasniqi, ka kundërshtuar këtë kërkesë duke thënë se gjithçka është në rregull që të votohet sot.

Por, kryeministri Avdullah Hoti, tha se nuk bëhet vonë që kjo të votohet në mbledhjen e radhës.

Pas kësaj, ministri i MTI Vesel Krasniqi ka lëshuar mbledhjen.

Kur atij i ka kaluar fjalën kryeministri për të sqaruar pikën e parë të rendit të ditës rreth rregullores për Grupet e Produkteve të cilat janë Subjekt i Mbikëqyrjes Inspektuese, tha se meqë ministri nuk është shtyhet për mbledhjen e radhës.

Lexo të tjera