Bota

Përse është i ndaluar emri “Linda” në Arabinë Saudite?

0
perse-eshte-i-ndaluar-emri-“linda”-ne-arabine-saudite?

Abdelmadjid labadi, i cili jeton në Algjeri, mund të kishte zgjedhur një emër arab për vajzën e tij. Por ai donte një që pasqyronte etninë e tij berbere. Zgjedhjet e tij ishin të kufizuara: Algjeria mban një listë me rreth 300 emra të aprovuar Berberësh, një mënyrë për të mbajtur nën kontroll pakicën. Labadi nuk dëshironte asnjë nga to. Kështu që për gati katër vjet ai e la vajzën e tij pa emër, pasi shkoi në gjykatë për emrin që preferonte për fëmijën e tij. Në korrik ai më në fund fitoi dhe vajza e tij u emërtua zyrtarisht Tanila, që në gjuhen berbere nënkupton pëllumb, shkruan The Economist, transmeton lajmi.net.

Regjimet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut prej kohësh kufizuan emrat si një mënyrë për të inkurajuar unitetin kombëtar – zakonisht përqendruar te grupi etnik ose feja shumicë. Për shembull, Turqia ndaloi emrat kurdë dhe prapashtesat jo-turke, siç është “-ian”. Irani post-revolucionist ndaloi emrat perëndimorë dhe ndaloi ata para-islamik persian. Burokratët izraelitë iu vendosën emigrantëve hebrenj nga Evropa dhe vendet myslimane emra hebraikë kur mbërritën. Regjistruesit e Algjerisë ishin të detyruar të sigurojnë që emrat të ishin “me tingëllim algjerian.

Megjithatë, edhe sot, toleranca zyrtare është e kufizuar. Regjistruesit algjerianë akoma ndalojnë emra të tillë si Kahina, një mbretëreshë hebre që luftoi me ushtritë pushtuese të Islamit. Një kurd në Turqi mund ta pagëzojë fëmijën e tij me emrin Serwav, që do të thotë luftëtar, por ka të ngjarë të kërkojë aprovimin e qeverisë. Pak kohë më parë Arabia Saudite ndaloi 51 emra. Shumë u favorizuan nga myslimanët Shiitë, të cilët janë një pakicë në mbretëri. Në mesin e emrave të ndaluar ishte edhe Linda.

Pjesë të tjera të botës kanë po ashtu kufizime në këtë aspekt. P.sh, Kina ndalon emrat fetarë, të tillë si Muhamedi ose Islami, në rajonin e saj Xinjiang. /Lajmi.net/

Lexo të tjera