Lajme

Përsëritet raundi i parë i votimit, votojnë vetëm 79 deputetë

0
perseritet-raundi-i-pare-i-votimit,-votojne-vetem-79-deputete

Në votimin për zgjedhjen e presidenti të ri është zhvilluar votimi për raundin e parë në mënyrë të përsëritur, por që përsëri nuk pati vota të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit.

“Në këtë raund kanë votuar 79 deputetë”, tha Besian Mustafa nga LDK,shkruan lajmi.net.

Duhet përkujtuar që votimi për president mund të shkojë deri në tri raunde.

Ndërkaq, në raundin e tretë, presidenti zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh./Lajmi.net/

Lexo të tjera