Sport

Petkoviq ‘goditje’ Zeqirit, thotë se ende nuk është i gatshëm për ekipin A

0
petkoviq-‘goditje’-zeqirit,-thote-se-ende-nuk-eshte-i-gatshem-per-ekipin-a

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e tetorit.

Andi Zeqiri ka qenë i lidhur me një kalim te Kosova, diçka që babai i tij e ka konsideruar punë të kryer, para se disa lajme të rridhnin nga Zvicra, ku ishin të bindur se sulmuesi i ri i Brighton do të mbetet te ‘Helvetikët’.

Petkoviq në konferencën për shtyp, ka lënë të kuptohet se Andi ende nuk e ka bindur atë, duke thënë se do ta ftojë kur të ndjehet i sigurt se ai mund ta ndihmojë ekipin që drejton.

“Ne jemi gjithmonë të sinqertë. Unë do ta marrë atë në ekipin kombëtar kur të jam i sigurt se ai do të na ndihmojë neve”, ka deklaruar trajneri i Zvicrës, përcjell lajmi.net.

“Nuk e ftojë kurrë për ta bllokuar. Unë po ashtu kam folur me të qartë. Ai ka qenë në listën B. Ai është në sytë tanë”./Lajmi.net/

Lexo të tjera