Bota

Philips: Administrata e Trumpit e ka lënë anash Kosovën, nuk është marrë me çështje përmbajtjesore politike

0
philips:-administrata-e-trumpit-e-ka-lene-anash-kosoven,-nuk-eshte-marre-me-ceshtje-permbajtjesore-politike

“SHBA-të është dashur të jenë kundërshtari më i fuqishëm dhe më i zëshëm. Nuk është dashur asnjëherë të merret për bazë ideja për ndryshime territoriale. Kohëve të fundit kemi parë që SHBA janë rifokusuar në çështje ekonomike rajonale. Shqiptarët e kanë refuzuar planin për copëtim, Ambasadori Richard Grenell vazhdoi më tej me programin ekonomike për të dyja vendet, Kosovën e Serbinë. Mirëpo, kjo nuk përbën thelbin. Çështja kryesore nuk është as ekonomike as teknike. Çështja thelbësore është që Serbia vazhdon të refuzojë ta njohë Kosovën dhe të pranojë se e ka humbur atë për shkak të krimeve që i ka kryer Millosheviqi. Nuk ka asnjë program për të arritur njohjen e ndërsjellë, midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe derisa Serbia të përballet me faktet dhe ta njohë Kosovën, do të vazhdojë të jetë situatë e paqartë”, ka thënë ai për RTV21.

Phillips thotë se përgjithësisht komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në presionin ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës.

Dhe sipas tij pa zgjidhjen e fatit të të zhdukurve, çështje e cila vazhdon të mbetet plagë e hapur për Kosovën, nuk mund të ketë pajtim midis Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë intervistë Phillips thotë se, Gjykata speciale duhet të ndryshojë mandatin dhe t’i trajtojë të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Lexo të tjera