Fun

Pirja e alkoolit dhe bashkëjetesa pa martesë do të bëhen legale në Emiratet e Bashkuara të Arabisë

0
pirja-e-alkoolit-dhe-bashkejetesa-pa-martese-do-te-behen-legale-ne-emiratet-e-bashkuara-te-arabise

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shpallur se pirja e alkoolit do të jetë legale tani, shkruan “DailyMail”.

Deri më tani ata janë kritikuar shumë rreth faktit se nuk po gjykoheshin vrasjet e grave nga burrat, vëllezërit ose baballarët e tyre, transmeton lajmi.net.

Ata kanë vendosur të riformojnë ligjet e tyre në mënyrë që të shfaqin ndryshimin e shtetit të tyre, që tanimë është bërë një destinacion turistik.

Edhe pse deri më tani prapë se prapë ka pasur mjaftë turist, ligji i tyre rreth sjelljeve të pranueshme nga turistët ka dënuar ata për çfarëdo shkelje sado të vogël që ka ardhur nga momenti që kanë hyrë në shtet.

Si pasojë e kritikave të ashpra nga shumë shtete të tjera të botës, ata kanë vendosur të tregojnë një profil të ri të shtetit të tyre, një profil më tolerant.

Reformat e reja nuk janë publikuar tërësisht, sepse deklarimi i tyre do të bëhet këtë vikend, prandaj ata po e ruajnë surprizën.

Gjithashtu ata njoftuan se do të normalizojnë raporton e tyre me Izraelin dhe se presin që nga kjo, do të ketë më shumë turist nga Izraeli që vizitojnë EBA.

Shumë persona janë shprehur të lumtur me ndryshimet pozitive që po ndërmarrin Emiratet.

Mosha e lejuar e personave që mund të blejnë dhe të përdorin alkool do të jetë 21 dhe përmbi. /Lajmi.net/

Lexo të tjera