Sport

Pirlo flet pas barazimit: Kemi bërë një hap prapa

0
pirlo-flet-pas-barazimit:-kemi-bere-nje-hap-prapa

Juventus ka lëshuar pikë nga udhëtimi në ‘Stadio Olimpico’, duke luajtur baras 2:2 ndaj Romës.

Ishte Cristiano Ronaldo që me dy golat e tij siguroi një pikë për ‘Zonjën e Vjetër’, por përsëri kjo nuk kënaqi Andrea Pirlon.

Trajneri italian beson se skuadra e tij ka bërë hapa prapa, por thotë se skuadra është në ndërtim e sipër.

“Roma sulmoi me shumë lojtarë, njësoj si ne, kështu që ishte më ndryshe sesa ndaj Sampdorias”, ka thënë Pirlo, transmeton lajmi.net.

“Ky ishte një hap prapa, por jemi skuadër në ndërtim e sipër”, shtoi trajneri.

“Ne nuk patëm kohë mjaftueshëm për të parë opsionet në fazën para-sezonale, kështu që këto ndeshje janë teste”, tha mes tjerash Pirlo.

Juventus numëron tashmë katër pikë në dy ndeshjet e luajtura. Synimi është mbrojtja e titullit të kampionit. /Lajmi.net/

Lexo të tjera