Sport

Pirlo: Juventus ende s’ka hequr dorë nga titulli i Seria A

0
pirlo:-juventus-ende-s’ka-hequr-dore-nga-titulli-i-seria-a

“Bianconerët” janë 10 pikë prapa Interit, edhe pse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht distancës në krye, Pirlo insiston se skuadra e tij mund ta fitojë prapë Scudetton.

“Nuk mund të them se e ndjekim Scudetto nëse nuk e dija se kështu mendon edhe skuadra gjithashtu”.

“E di që djemtë besojnë, stërviten mirë dhe duam të rikthehemi në fitore drejt titullit dhe kjo na bën më të rehatshëm”.

“Nuk shohim kush është para ose prapa nesh, jemi të koncentruar tek ne. Qëllimi duhet të jetë i njëjtë. Ka shumë ndeshje dhe do jemi aty”.

“Qëllimi ynë ishte të fitojmë të gjitha, e dimë që kemi humbur pikë, por është në të kaluarën. Duhet të shohim në të ardhmen dhe e ardhmja është Spezia”, deklaroi ai.

Juventus ka fituar 21 nga 23 ndeshjet e fundit në Seria A, duke mbajtur 14 herë portën e paprekur./Lajmi.net/

Lexo të tjera