Sport

Pirlo për takimin Agnelli – Allegri: Ata janë miq

0
pirlo-per-takimin-agnelli-–-allegri:-ata-jane-miq

Ka raportime të shumta që Pirlo do shkarkohet në fund të sezonit, derisa në krye të “Bianconerëve” të rikthehet Allegri, transmeton lajmi.net.

Gjatë konferencës për media, tekniku italian u pyet lidhur me këtë situatë, por tekniku italian u shpreh se Agnelli dhe Allegri janë miq.

“Isha paralajmëruar nga presidenti për këtë takim. Ata janë miq”.

“Larg futbollit, miqësia mbetet, njëjtë sikur kur shkova në drekë me Paolo Maldinin dhe ditën tjetër të dalin lajmet se ai me do si trajner i Milanit”.

“Pos futbollit ka miqësia, këto janë normale”, deklaroi ai.

Juventus në ndeshjen e radhës do përballet me Napolin, mirëpo kanë disa mungesa si Demiral, Bonucci dhe Bernardeschi që kanë dal pozitiv me COVID-19./Lajmi.net/

Lexo të tjera