Lajme

Plagoset një infermier në QKUK

0
plagoset-nje-infermier-ne-qkuk

Lajmin e ka dhënë Sindikata e Infermierëve të Kosovës. Kjo sindikatë ka kërkuar nga policia që të ndërmarrin masa të menjëhershme në mbrojtje të infermierëve.

“Ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Akoma nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti. Lajmi.net është në pritje të një përgjigje të policisë për këtë rast.

Reagimin i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

Reagim

Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.

Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.

Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.

Kryesia e Sindikatës së infermierëve. /Lajmi.net/

Lexo të tjera