Lajme

Plagoset një person në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë

0
plagoset-nje-person-ne-rrugen-‘isa-kastrati’-ne-prishtine

Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajte me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur nga arma e zjarrit”.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe është në kërkim të tij”./Lajmi.net/

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Lexo të tjera