Lajme

‘Plaku’ 20-vjeçar i Llapit intervistohet nga Prokuroria, thotë se gënjeu kur tha se po shiten votat

0

Prokuroria e Shtetit e ka intervistuar Yll Raçin nga Podujeva, i cili sot ka deklaruar në T7 se të rinjtë po e shesin votën nga 20 euro.


Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

“Pas publikimit të lajmit në portalin “ww.gazetaexpress.com” me titull “Plaku” i ri nga Llapi: Të rinjtë po e shesin votën për 20 euro”, Prokurori i Shtetit menjëherë ka marrë masa, si dhe e ka intervistuar personin në fjalë. Gjatë intervistimit i njëjti e ka mohuar se ka njohuri lidhur me shitjen e votës dhe se për këtë nuk di asgjë”, ka deklaruar Lutfiu.

Ndërkohë, Raçi sot në një lidhje direkte për T7 ka thënë se rinia po mashtrohet, duke e shitur votën.

Ai ka thënë se të rinjtë po e shesin votën për 20 euro, derisa deklaroi se pleqtë e kanë votuar çdo herë një parti të njëjtë.

“Pleqtë i falënderoj gjithmonë, ata kur e votojnë një parti një herë, e votojnë çdo herë. E rinia është duke u mashtru, po e shesin votën për 20 euro. Mos e shtini votën”, ka thënë Raçi

Lexo të tjera