Lajme

Pleurat Sejdiu: Mjeku i arrestuar në Podujevë ka kontrolluar 2280 pacientë brenda 90 ditëve

0
pleurat-sejdiu:-mjeku-i-arrestuar-ne-podujeve-ka-kontrolluar-2280-paciente-brenda-90-diteve

Por, ai ka thënë se mjeku Hoti ka kontrolluar 2280 pacientë brenda 90 ditëve, numër ky mjaft i lartë, për çka Sejdiu aludon se mund të ketë ndikuar në sjelljen e tij.

“Një mjek 64 vjeçar, unë mora statistika dje nga Qendra Mjekësore në Podujevë, ku gjatë ditës së djeshme i ka kontrolluar 47 pacientë dhe për tremujorin e parë ka pasë 2280 pacientë. Ajo është mbingarkesë”, u shpreh ai në ATV.

Kujtojmë se dje është publikuar një video, në të cilën shihet se mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti, refuzoi ta mjekojë një pacient me arsyetimin se e ka përfunduar orarin e punës.

Pas kësaj, Policia ka arrestuar mjekun, ndërsa kolegët e tij kanë kundërshtuar arrestimin, duke protestuar.

Mjeku Ibrahim Hoti u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku edhe po trajtohet.

Lexo të tjera