Rozë

“Po e lëshoj perden dhe po i fiku dritat…”, postimi i fundit i Adem Mikullovcit

0
“po-e-leshoj-perden-dhe-po-i-fiku-dritat…”,-postimi-i-fundit-i-adem-mikullovcit

Në orët e para të ditës së sotme, në moshën 81 vjeçare ka ndërruar jetë Adem Mikullovci, shkruan lajmi.net.

Mikullovci kishte një karrierë të pasur me shumë role në projekte të ndryshme kinematografike, ndërsa ka qenë i angazhuar edhe në politikë.

Vdekja e tij ka lënë shumë boshllëk në artin kosovar, teksa telegrame të shumta ngushëllimi kanë shkuar në adresë të familjes së tij.

Muaj më parë, saktësisht më 26 mars, Mikullovci humbi një prej mikeshave dhe kolegeve të tij më të mira, Leze Qenën.

Ai kishte përlotur të gjithë me statusin që ia dedikoi të ndjeres Leze Qena.

“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashkë herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Unë thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bërtite: “Përkundrazi unë shkoj para teje, mua më ka grua e ty vetëm shok”.. Dhe ja! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll”, kishte shkruar Ademi.

Kujtojmë se varrimi i Adem Mikullovcit do të bëhet sot (e martë) në orën 16:00. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera