Sport

Pochettino fiton trofe akoma pa kaluar një muaj në stol, PSG mposhtin Marseille

0
pochettino-fiton-trofe-akoma-pa-kaluar-nje-muaj-ne-stol,-psg-mposhtin-marseille

Mauro Icardi 39’ shënoi në përfundimin e pjesës së parë për ta dërguar klubin në pushimin e pjesëve me rezultat pozitiv.

Neymar, i cili nuk ishte startues, u inkuadrua në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë për të shënuar një penalti në minutën e 85-të, transmeton lajmi.net.

Golin e nderit për Marseille e shënoi Dimitri Payet pas një asisti të Thauvin.

Ky është trofeu i parë për Mauricio Pochettinon me PSG./Lajmi.net/

Lexo të tjera