Sport

Pogba zbulon ëndrrën e madhe: Dua të luaj për këtë skuadër

0
pogba-zbulon-endrren-e-madhe:-dua-te-luaj-per-kete-skuader

Ish futbollisti më i shtrenjtë në botë, që tani vesh fanellën e Manchester United, ka deklaruar se ëndërron të vesh fanellën e Real Madrid.

Pogba disa herë është përmendur si transferim i mundshëm i Real Madrid, me Zinedine Zidanen që pëlqen shumë mesfushorin.

“Të gjithë futbollistët do të dëshironin të luanin për Real Madrid. Është një ëndërr për mua, pse jo një ditë?”, ka thënë fillimisht Pogba.

“Jam në Manchester dhe e dua klubin tim. Unë po luaj në Manchester, jam duke u argëtuar dhe dua të bëj gjithçka për ta vendosur klubin atje ku meriton”./Lajmi.net/

Lexo të tjera