Bota

‘Pokeri’ i Son ndihmon Tottenhamin për tri pikët ndaj Southampton – shkëlqen edhe Kane

0
‘pokeri’-i-son-ndihmon-tottenhamin-per-tri-piket-ndaj-southampton-–-shkelqen-edhe-kane

Tottenham fitoi tri pikët e para këtë sezon në Premierligë, duke mposhtur Southamptonin me rezultatin 2:5, shkruan lajmi.net.

Heung-Min Son shënoi katër gola, në të cilat katër herë u asistua nga Harry Kane (45+2), (47’), (64’), (73’).

Këto gola erdhën për ta përmbysur epërsinë e Southampton që vinte nga goli i Dany Ings në minutën e 32’.

Rezultatin final të këtij takimi e vulosën Harry Kane, me golin e minutës së 82’, dhe Ings me golin e dytë personal në minutën e 91′, kur u tregua i saktë nga penalltia.

Me këtë fitore, Tottenham pas dy ndeshjeve numëron tri pikë, kurse Southampton mbetet pa pikë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera