Lajme

Policë e inspektorë anembanë vendit, apelohet për respektim të masave antiCOVID

0
police-e-inspektore-anembane-vendit,-apelohet-per-respektim-te-masave-anticovid

Edhe sonte kanë vazhduar patrullimet e njësive policore si dhe inspektorëve në lokale afariste dhe qendra tregtare.

Të njëjtit kanë shikuar nga afër se sa po respektohen masat anti-COVID të cilët u vendosën gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës.

“Patrullat policore përveç angazhimeve rutinë në detyra policore, janë angazhuar në kontrolla dhe inspektime të përbashkëta me inspektorë, në zbatim të vendimit të Qeverisë, si dhe ndërmarrjes së masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë këto masa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u theksua se qëllimi primar vazhdon të mbetet siguria e përgjithshme dhe shëndeti publik, derisa u apelua për respektim të këtyre masave antiCOVID./Lajmi.net/

 

Lexo të tjera