Lajme

Policia e Kosovës kap mbi 3 kilogramë marihuanë në kufirin me Shqipërinë

0
policia-e-kosoves-kap-mbi-3-kilograme-marihuane-ne-kufirin-me-shqiperine

Siç njofton RTK, brenda policisë kufitare kanë bërë të ditur se vetura e tipit VW Toureg me targa KS me të hyrë në pjesën kosovare të territorit është ndaluar nga policia.

Pas kontrollit në veturë janë gjetur mbi tre kilogramë drogë e llojit marihuanë.

“Pas gjetjes është njoftuar njësiti antidrogë dhe me urdhër të prokurorit është konfiskuar vetura dhe pronarit të veturës i është shqiptuar ndalesa prej 48 orësh.

Lajmin për konfiskimin e kësaj sasie droge, e ka konfirmuar edhe Nexhmi Krasniqi, nga Departamenti për Kufij në Policinë e Kosovës.

Lexo të tjera