Lajme

Policia flet për zjarrin që kaploi barnatoren në Prishtinë, tregon se a ka të lënduar

0
policia-flet-per-zjarrin-qe-kaploi-barnatoren-ne-prishtine,-tregon-se-a-ka-te-lenduar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë për lajmi.net se informatën për zjarrin policia e ka marrë rreth orës 18:40, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se njësitet relevante, përfshirë zjarrëfikësit i janë përgjigjur rastit, teksa nuk është raportuar për të lënduar.

“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/

Lexo të tjera