Punëtorët me pagesë kishin për detyrë të pastronin kondomët para se t’i riformonin me dildo prej druri, raportojnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Prezervativët u ripaketuan më parë para se të shiteshin për publikun dhe mijëra veçse u dërguan tek publiku, para aksionit policor.
Operacioni po drejtohej në një depo në provincën e Binh Duong në jug të Vietnamit.
Pham Thi Thanh Ngoc, 33, pronar i depos, u arrestua dhe pretendoi se ajo kishte marrë prezervativët një herë në muaj nga një person i panjohur.
Ajo dyshohet se pastroi, thau dhe renditi kondomët para se t’i shiste përsëri tek publiku sikur të ishin të reja, sipas faqes lokale të lajmeve VN Explorer. /Lajmi.net/