Fun

Policia konfiskon 324 mijë konzervativë që u shitën pas përdorimit

0

Policia në Vietnam ka sekuestruar 324,000 prezervativë të përdorur të cilët po ricikloheshin për t’u shitur përsëri.

Punëtorët me pagesë kishin për detyrë të pastronin kondomët para se t’i riformonin me dildo prej druri, raportojnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Prezervativët u ripaketuan më parë para se të shiteshin për publikun dhe mijëra veçse u dërguan tek publiku, para aksionit policor.

Operacioni po drejtohej në një depo në provincën e Binh Duong në jug të Vietnamit.

Pham Thi Thanh Ngoc, 33, pronar i depos, u arrestua dhe pretendoi se ajo kishte marrë prezervativët një herë në muaj nga një person i panjohur.

Ajo dyshohet se pastroi, thau dhe renditi kondomët para se t’i shiste përsëri tek publiku sikur të ishin të reja, sipas faqes lokale të lajmeve VN Explorer. /Lajmi.net/

Lexo të tjera