Lajme

Policia në zyrat e mediave, Osmani refuzon të përgjigjet për këtë çështje

0
policia-ne-zyrat-e-mediave,-osmani-refuzon-te-pergjigjet-per-kete-ceshtje

Gazetarët që ishin prezentë në këto homazhe, tentuan të marrin një qëndrim nga Presidentja, lidhur me zhvillimet e fundit rreth intervistimit të gazetarëve të gazetës Insajderi, pas publikimit të lajmit se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka nënshkruar kontratën për furnizimin me vaksinat anti-Covid.

Kjo, pasi osmani nuk ka thënë deri më tani asnjë fjalë për krejt këto zhvillime.“Zonja Osmani, desha me ju pyet diçka, a është e drejtë që prokuroria dhe policia…”, ishte pyetja që një prej gazetarëve tentoi të ia bënte Osmanit.

Por, Osmani reagoi menjëherë, duke thënë se në ditët kur kujtohen dëshmorët, nuk mund të flitet për asnjë çështje tjetër.

“Të lutem, kur jemi duke i nderuar martirët dhe dëshmorët, nuk mund të kemi mirëkuptim për asnjë çështje tjetër, ju lus që t’i drejtoheni zyrës sonë, në mënyrë që çdo temë tjetër ta trajtojmë atje, pra këtu jemi për t’i nderuar dëshmorët dhe martirët”, ka deklaruar Osmani.

 

 

Lexo të tjera