Lajme

Policia zbulon plantacione të drogës në Koshare, asgjësohen 130 bimë 4 metra

0

Policia e Kosovës sot në zonën e fshatit Koshare, ka hasur në plantacione të mbjella me bimë narkotike.

Njësitet policore kanë shkatërruar rreth 130 bimë kanabisi me gjatësi deri në 4 metra, shkruan IndeksOnline.

 

 

Kështu ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 15.09.2020, patrulla policore gjatë patrullimit në zonën e Koshares, ka hasur plantacione të mbjella me bimë narkotike.

Njësitet relevante policore e kanë trajtuar rastin, kanë njoftuar prokurorin, kanë shkatërruar me djegie rreth 130 bimë kanabis sativa me gjatësi nga 1.5 deri në 4 metra. Rasti vazhdon të trajtohet nga njësia e antidrogës”, konfirmoi Krasniqi.

Lexo të tjera