Lajme

Portali në gjuhën serbe “KoSSev”: Dyshohet për sulm me armë në drejtim të disa serbëve në Bërnicë të Prishtinës

0

Në fshatin Bërnicë e Poshtme në komunën e Prishtinës, dy sulmues deri më tani të panjohur kanë qëlluar me armë në drejtim të oborrit të një shkolle ku ishin të ulur disa fëmijë, sipas portalit në gjuhën serbe “KoSSev”.

Ky medium shkruan se shtatë të rinj me kombësi serbe deklarojnë se sulmuesit ishin shqiptarë.

Sulmuesi së pari ka bërë gati armën dhe pasi fëmijët filluan të iknin, ai qëlloi mbi ta.

Për momentin, ka oficerë të Policisë së Kosovës në Bërnicë të Poshtme, të cilët po kryejnë hetimin, transmeton klani.

 

Lexo të tjera