Lajme

Posti i “kryespiunit” jetëshkurtër, nga gjashtë drejtorët vetëm një çoi mandatin deri në fund

0
posti-i-“kryespiunit”-jeteshkurter,-nga-gjashte-drejtoret-vetem-nje-coi-mandatin-deri-ne-fund

Sot, e enjte, është emëruar drejtori i gjashtë i këtij institucioni, Petrit Ajeti.

AKI-ja vazhdimisht ka qenë pikë kritike e udhëheqësve politike dhe me gjerë.

Bashkim Smaka është drejtori i parë dhe i vetmi që ka arriut të çoi mandatin deri në fund.

Pasi përfundoi mandatin e parë, iu vazhdua një tjetër, por më pas ofroi vetë dorëheqjen.

Pas Smakës, gjithcka ndryshoi dhe ky post është afatshkurtër për këdo që ka ardhur më pas.

Pasues i Smakës ishte Agron Selimaj. Pas më pak se dy vite shërbim, Selimaj dha dorëheqjen.

Më pas u emërua drejtor Driton Gashi. As ai nuk e çoi deri në fund mandatin 5-vjeçar. Për shkak të një skandali me depërtimin e 6 shtetasve turq, të akuzuar nga Turqia si gylenistë dhe kritikave nga opinioni në Kosovë, ai u shkarkua.

Në pozitën e tij, më pas u vendos Shpend Maxhuni, që më herët ishte drejtor i Policisë së Kosovës. Edhe ai ofroi dorëheqjen për t’u zëvendësuar me Kreshnik Gashin.

Ai qëndroi drejtor për pak më shumë se një vit dhe u shkarkua nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, që në dhjetorin e vitit 2020 pati edhe përkrahjen e atëkohë u.d. presidentes, Vjosa Osmani.

Por Hoti e Osmani nuk arritën të dakordohen për emrin e ri në krye të AKI-së, derisa ndërroi Qeqveria.

Tash, Kurti kryeministër e Osmani presidente janë pajtuar që “kryespiuni” i Kosovës të jetë Petrit Ajeti. /Lajmi.net/

Lexo të tjera