Lajme

Pren Marashi: Nuk jam ushtar katolik, jam shqiptar i UÇK-së

0

Komandanti i dikurshëm i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi, ka thënë se Serbia çdoherë është munduar të bëjë ndasi te shqiptarët e besimit të krishter dhe atyre mysliman.

“Politika e tyre shoveniste që nga koha e Çubrilloviqit është munduar të bëjë ndasi fetare të shqiptarët”.

Marashi në RTV Dukagjini thotë se në UÇK ka qenë turp të deklarohet dikush si katolikë apo myslimanë.

“Si shqiptarë e kemi pasur dhe e kemi armikun e përbashkët. Nuk mundemi për dëshirë të Bashkimit Evropian të deklarohemi ashtu. Po shihet se ata këtë gjë e kanë bërë qëllimisht… Unë në formacion e kam pasur hoxhën. Askujt nuk i ka penguar që çdokush të kryej ritet e besimit të vet. Po ua jap një shembull që kur është vrarë një mik shtëpie i imi, Nikollë Doda, është imami Muhamer Veseli që ka kërkuar të vijë në varrimin e tij prifti”, tha ai.

Ish luftëtari i UÇK-së është shprehur i zhgënjyer kur Specialja kishte ndarë në aktakuzë katolikët me shqiptarët.

“Thua ne katolikët nuk qenkemi shqiptarë”, ka deklaruar ai.

Marashi është shprehur kritik edhe ndaj mediave që e kanë cituar atë si “ish-ushtari katolik i UÇK-së”.

‘Nuk jam ushtarë katolik. Jam shqiptarë i UÇK-së, sikurse edhe shumë ushtarë tjerë që kanë dhënë jetën me logon e UÇK-së në kokë”, tha ndër të tjera Pren Marashi në “Debat Plus”/Gazeta Express

Lexo të tjera