Sport

Presidenti i Werder: Shitja e Rashicës do na zgjidhte problemet ekonomike

0
presidenti-i-werder:-shitja-e-rashices-do-na-zgjidhte-problemet-ekonomike

Rashica gjatë afatit kalimtar të verës ka qenë i lidhur me shumë skuadra, si Aston Villa, Leeds United, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen.

Madje, në ditën e fundit të afatit kalimtar, raportohej për një marrëveshje të arritur mes Werder Bremen dhe Bayer Leverkusen, por që dorëzimin i dokumenteve në federatë është bërë me vonesë.

Flibry për Bild, ka thënë se shitja e Rashicës do të ndihmonte klubin.

“Për shkak të situatës në të cilën jemi, ku brenda dy sezoneve kemi humbur rreth 30 milionë euro në të hyra, largimi i Milot Rashicës nga klubi jonë do i rregullonte gjërat dhe do të ishim në rrugë të mirë në aspektin ekonomik”, ka deklaruar Filbry./Lajmi.net/

Lexo të tjera