Lajme

Prezantohet kandidatura e Vjosa Osmanit për presidente

0
prezantohet-kandidatura-e-vjosa-osmanit-per-presidente

“Uroj që sonte të përmbyllim këtë seancë me zgjedhjen e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu”, tha ajo.

Në sallën e seancave plenare janë të pranishëm më shumë se dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti nga Lista “Guxo” Haxhi Avdyli, ka prezantuar kandidaturën e Nasuf Bejtës për president në seancën e sotme, e cila pikë të vetme të rendit të ditës e ka zgjedhjen e kreut të shtetit.

Haxhi Avdyli prezantoi biografinë e Nasuf Bejtës, teksa tha se është inxhinier i diplomuar me përvojë 32-vjeçare në arsim.

“Është inxhinier i diplomuar me përvojë 32-vjeçare në arsim, aktualisht punon si mësimdhënës në shkollën e mesme teknike Lutfi Maliqi në Vushtrri. Është veprimtar i hershëm politik dhe bashkëpunëtor civilo-ushtarak gjatë luftës së fundit. Nasuf Bejta është edhe njëri ndër themeluesit e degës së LDK-së në Vushtrri, si dhe në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për deputet nga radhët e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Vjosa, ai garoi me numrin 64. Sot Nasufi është kandidat për president”, tha ai.

Pas prezantimit zyrtar të dy kandidatëve, kuvendi autorizoi Komisionin për legjislacion dhe mandate që të verifikojë nëse kandidatët për president plotësojnë kushtet për garë.

Më pas kryetari i Kuvendit ka propozuar 15 minuta pauzë./Lajmi.net/

Lexo të tjera