Fun

Prifti plagoset dy herë nga burri i të dashurës

0
prifti-plagoset-dy-here-nga-burri-i-te-dashures

Në fillim, policia menduan se ai ishte viktima e radhës nga sulmet terroriste, mirëpo pasi u zgjua nga koma, viktima i tregoi policisë se kishte qenë burri i femrës me të cilën ai kishte një lidhje romantike, raporton “DailyMail”.

Nikolaos Kakavelakis, 52 vjeçar, u gjuajt me armë gjahu me datën 31 tetor, transmeton lajmi.net.

Ai i tha policisë se personi që tentoi ta vriste ishte rivali i tij i dashurisë. Një investigim për tentativë vrasjeje është hapur dhe është arrestuar i dyshuari.

Sulmuesi është identifikuar vetëm si 40 vjeçar me prejardhje nga Gjeorgjia dhe se ai jeton afër kishës ortodokse greke në Lion.

Ai ka pranuar se e ka sulmuar priftin dhe se e ka lënë për të vdekur. Ai vrapoi në shtëpi menjëherë pas krimit dhe besoi se kishte shpëtuar, deri sa prifti e rimori veten.

Kakavelakis, me origjinë greke, ka punuar si prift dekadën e fundit dhe u tërhoq nga detyra si prift rreth një muaj më parë.

Sulmi i tij ndodhi dy ditë pasi tre persona u vranë në kishën e Notre Damit prandaj kjo ishte mbulesa perfekte për krimin e bërë.

Gjithashtu duke e marrë parasysh edhe vrasjen e Samuel Paty, dyshimet e policisë se pse ishte vrarë një prift menjëherë u drejtuan nga ekstremistët islamik. /Lajmi.net/

Lexo të tjera